Beograd, 26 korrik – Ndërsa ndarjen e Kosovës në pjesën serbe e shqiptare e mbështet një e treta e të anketuarve, çdo i dyti qytetar i Serbisë konsideron se duhet të shpallet referendum në lidhje me zgjidhjen përfundimtare për Kosovën. Kështu tregon një sondazh i kryer nga Mendimi i Ri Politik Serb, raporton e përjavshmja e Beogradit, “Vreme”.
Për referendum janë deklaruar 49,4 për qind e të anketuarve, kundër 34 për qind, kurse pa qëndrim ishin 16,6 për qind e tyre.
Sipas këtij sondazhi 71,5 për qind e të anketuarve është kundër dhënies së pëlqimit që pranimi i Kosovës në OKB të jetë kusht për hyrjen e Serbisë në Bashkimin Europian, 12 për qind janë për, kurse 16,5 për qind nuk kishin përgjigje.
Hulumtimi i kryer nga data 12 deri më 19 korrik tregon se për shtyrjen e zgjidhjes së problemit të Kosovës “për një kohë më të mirë” janë 43 për qind e qytetarëve, ndarjen në pjesën serbe e shqiptare të Kosovës e mbështet një e treta e qytetarëve, përkatësisht 33,4 për qind e të anketuarve, 19,4 për qind ishin pa përgjigje, kurse 4,2 për qind mendon se duhet të pranohet pavarësia e Kosovës.
Raportohet për vrasjen e shefit të marinës iraniane, që qënd...
Abdixhiku kërkon hetim për faturimin e rrymës: Kur shteti dë...
Naim Murseli: Në morg për ta parë trupin e Liridonës shkova ...
“Pse e ke paguar armën” Naim Murseli ballafaqohet me prova, ...
Gjendet i vdekur një person në Vushtrri, dyshohet se u përfs...
Naim Murseli rrëfen në gjykatë: I thashë Liridonës në suedis...