Vetëm 31.50% e llapjanëve me të drejtë votë kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre për votim në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë.
Kështu thuhet në të dhënat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për dalje në zgjedhje deri në orën 15:00, shkruan arbresh.info.
Në ato të dhëna thuhet gjithashtu se nga 85 mijë e 254 llapjanë me të drejtë votë, saktësisht kanë votuar 26 mijë e 852 persona.
Numri i përgjithshëm i vendvotimeve në komunën e Podujevës është 111.
E për numrin e plotë të qytetareve që kanë votuar në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbajtur konferencën e tretë për medie.
Në të, kryetarja, Valdete Daka ka thënë ka thënë se kanë votuar rreth 30% e qytetarëve me të drejtë vote.
“Procesi i votimit është duke vazhduar pa ndonjë problem që do të dëmtonte këtë proces, numri i qytetarëve me të drejtë vote që kanë votuar deri në orën 15:00 është 554 mijë e 750 apo 29.28% nga 1.937.868 me të drejtë vote. Në të njëjtën kohë në zgjedhjet e vitit 2017 kishin votuar 497 mijë apo 27.5% e votueseve”, ka thënë ajo./arbresh.info/
Lexo edhe: KQZ: Procesi i qetë, votuan rreth 30% e qytetarëve me të drejtë vote
Plagoset me armë zjarri 45-vjeçari në Shkodër, detajet e par...
Shefi i IDF: Lufta po hyn në fazën tjetër, do të përfshihen ...
Fatmire Kollçaku raportohet se do të jetë kandidate e dytë p...
AAK-ja s’mori pjesë në seancë, Tahiri: Pamë një improvizim t...
Rrustemi: Seanca mund të nisë edhe me një kandidat
Bashkimi e fiton derbin me Vëllaznimin