Ka përfunduar afati për aplikim për t’u regjistruar si votues jashtë vendit për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të komunës së Podujevës. Për shtatë ditë sa ka qenë i hapur afati për aplikim, 234 mërgimtarë kanë dërguar aplikacionet e tyre për të votuar në Podujevë.
Këto të dhëna i ka bërë të ditura për arbresh.info, zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Valmir Elezi.
“Gjatë periudhës së regjistrimit (16 – 23 shkurt) Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar 234 aplikacione, prej tyre 233 janë pranuar përmes e-mailave të shërbimit votues dhe 1 aplikacion përmes faksit të KQZ-së”, ka thënë Elezi.
Elezi ka treguar për arbresh.info se nga 234 aplikacione, janë aprovuar 228.
“Menjëherë pas pranimit, shërbimi votues i ka shqyrtuar këto aplikacione dhe ka aprovuar 228 prej tyre, ndërsa ka refuzuar 6 të tjera për shkak të mosplotësimit të kritereve ligjore”, ka theksuar Elezi.
Ndërkaq në statistikat që arbresh.info ka siguruar nga KQZ-ja, thuhet se interesim më të madh për te votuar në zgjedhjet e jashtëzakonshme në Podujevë, kanë mërgimtarët që ndodhen në Gjermani, ku janë 117 aplikacione të aprovuara, duke pasuar me ata të Zvicrës që janë 46.

Ndryshe, zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të Komunës së Podujevës do të mbahen më 15 mars. kjo pasi kryetari i deritanishëm, Agim Veliu, dha dorëheqje nga posti i tij, pasi u zgjodh ministër në Ministrinë e Punëve të Brendshme.
Në garë për të vazhduar postin e Veliut janë Shpejtim Bulliqi i Vetëvendosjes, Nexhmi Rudari i LDK’së dhe Naim Fetahu i PDK’së./arbresh.info/
Operacion policor në Fier, sekuestrohen dy armë zjarri
Liverpooli ia “mbyll derën” Juventusit për Chies...
Merret vendim në tërë Kosovën, shtyhet procesi mësimor deri ...
KRU “Mitrovica” apelon te konsumatorët që uji të mos përdore...
Parashikimi i motit për nesër, me riga shiu
Lëndohet përsëri Ter Stegen