Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar të dhënat e para për pjesëmarrjen në raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetarë komunash, që po mbahet sot, më 9 nëntor 2025, në 18 komuna të Kosovës, transmeton IndeksOnline.
Sipas të dhënave të publikuara në platformën zyrtare të KQZ-së, deri në orën 09:00 kanë votuar 22 mijë e 276 qytetarë nga gjithsej 1 milion e 316 mijë e 672 votues të regjistruar, që përfaqëson një pjesëmarrje prej vetëm 1.69 për qind.
Në këtë proces janë hapur 507 qendra të votimit me gjithsej 1 mijë e 628 vendvotime, nga të cilat 81.51 për qind janë tashmë të procesuara për raportim të pjesëmarrjes.
Kjo është platforma elektronike e KQZ-së për publikimin e rezultateve preliminare dhe statistikave për pjesëmarrjen në votime për çdo komunë, qendër votimi dhe vendvotim në raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetarë të 18 komunave: https://resultslocal2025r2.kqz-ks.org/
Në këtë platformë do të publikohen të dhëna për pjesëmarrjen e votuesve në votime nga 507 qendra të votimit me gjithsej 1 mijë e 628 vendvotime, si dhe rezultatet preliminare të zgjedhjeve për kryetarë të komunave pas përfundimit të numërimit të fletëvotimeve në vendvotime.
Sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, numërimi i fletëvotimeve të zgjedhjeve për kryetarë të komunave dhe të subjekteve politike duhet të bëhet në vendvotim, pasi të përfundojë procesi i votimit.
Nis takimi i Osmanit me liderët e partive politike për datën...
Haradinaj arrin në Presidencë për takim me Osmanin
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit
Nagavci: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për shpërnda...