Me datën 20 dhjetor 2017, rreth orës 12:43 është raportuar rasti ‘‘vrasje në tentativë’ në Skenderaj.
Ngjarja fillimisht ishte raportuar se një person i dyshuar ka sulmuar me armë të ftohet (thikë) një person tjetër, ku viktima L.H., 18 vjeçar ka marr ndihmën e parë në Shtëpinë e Shëndetit në Skenderaj dhe është transportuar në QKUK Prishtinë për tretman të mëtejmë mjekësor.
‘Në bazë të të dhënave të para të siguruara, policia ka identifikuar identitetin e personit të dyshuar, ku i dyshuari B.I., 17 vjeçar sot me datën 21.12.2017 është vet-dorëzuar, ku pas procedurave intervistuese me urdhër të prokurorit kompetent i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, njofton PK.
Rrjedha hetimore e deritanishme si dhe elementet përbërëse të rastit, sipas prokurorit kompetent na udhëzojnë në hetim të veprës penale ‘vrasje në tentativë’.
Serwer: Serbia mbetet burimi kryesor i destabilizimit në Bal...
Millan Radojeviq betohet si kryetar i ri i Mitrovicës së Ver...
Betohet edhe kryetari i ri i Graçanicës, Novak Zhiviq
Millosh Peroviq betohet si kryetar i ri i Zubin-Potokut
Gjykata refuzon kërkesën e Besim Kelmendit për masën e sigur...
Betohet edhe kryetari i Leposaviqit, Zoran Todiq