Një vetaksident ka ndodhur sot në autostradën “Ibrahim Rugova”, rreth orës 11:20.
Lajmin e ka konfirmuar për Arbresh.info Luljeta Mehmeti, zyrtare për informim nga Policia e Kosovës, e cila tha se në këtë vetaksident ka qenë e përfshirë një veturë me tabela të Shqipërisë.
Si pasojë e këtij vetaksidenti nuk ka persona të lënduar por vetëm dëme materiale.
“Nga të dhënat që kemi nga terreni mund të ju informojmë se më datë 26.03.2024 rreth orës 11:20 në Autostradën Ibrahim Rugova, kilometri 38 ka ndodhur një vet aksident me dëme materiale. E përfshirë në aksident ka qenë një veturë me tabela të Shqipërisë. Njësia e Autostrades është duke u marrë me rastin’, tha Mehmeti./Arbresh.info
Konfirmohet nga Irani: Lideri i ri suprem Mojtaba Khamenei ë...
Haradinaj kujton demonstratat e 11 marsit: Studentët mposhtë...
E dhimbshme: Vdes i riu nga Peja pas një aksidenti në trafik
Intensifikohen kontrollet për çmimet e naftës, inspektorët n...
Hamza kujton 11 marsin e ‘81-ës
Aksion kundër nxjerrjes ilegale të thëngjillit në Vushtrri, ...