Një i dyshuar mashkull nën ndikim të alkoolit me veturën e tij ka shkaktuar vetaksident trafiku, me ç’rast ka goditur dy vetura në parking, transmeton arbresh.info.
Sipas raportit 24 orësh të policisë i dyshuari pasi që është sjellë në stacion policor ka sulmuar fizikisht një zyrtar policor.
Bëhet e ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./arbresh.info/
Ky është njoftimi i plotë i policisë:
“Prishtinë 08.02.2018 – 03:40. I dyshuari mashkull K/Shqiptar nën ndikim të alkoolit, me veturën e tij ka shkaktuar vetaksident trafiku, me ç’rast ka goditur dy vetura në parking. I dyshuari pasi që është sjellë në stacion policor ka sulmuar fizikisht një zyrtar policor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”.
Jakaj: Nga sot janë 60 ditë afat për zgjedhjen e presidentit
Tahiri i PDK-së: Kuvendi ka dështuar ta zgjedh Presidentin, ...
Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen për spiunazh...
Nagavci fajëson opozitën për dështimin e dy seancave
A shkon vendi në zgjedhje pas dështimit për ta zgjedhur pres...
Haxhiu: I jemi drejtuar Kushtetueses për procedurën e zgjedh...