Është identifikuar trupi i pajetë i personit i cili ka vdekur si pasoj e një vetaksidenti në fshatin Pavlan të Pejës.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar Shkodran Nikçi zëdhënës i Prokurorisë Themelore në Pejë.
Nikçi tha se identifikimi i viktimës është bërë me ndihmën e familjarëve.
“Turpi i pajetë i viktimës, i cili dyshohet se ka humbur jetën si pasoj e një vetaksidenti në hyrje të qytetit të Pejës ku ka pasur edhe zjarr brenda veturës, është identifikuar me ndihmën e familjarëve dhe pasi që është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obdukim, trupi i pajetë do tu dorëzohet familjarëve për procedurat e varrimit. Veprimet e tjera janë konfidenciale”, tha Nikçi.
Kujtojmë se në orët e para të mëngjesit të sotëm një vetaksident ka ndodhur në Pejë, ku si pasoj e saj vetura është përfshirë nga flakët duke lënë të vdekur një person./Arbresh.info
LEXO EDHE:
Vetaksident tragjik në Pavlan të Pejës, vetura merr flakë pas rrokullisjes, vdes një person
Vetaksident tragjik në Pavlan të Pejës, vetura merr flakë pas rrokullisjes, vdes një person
“Jo direkt votim”, PDK kërkon diskutim për buxhetin 2026
Kuvendi miraton 18.6 milionë euro për forcimin e shëndetësis...
Miratohet kredia prej 629 milionë euro nga BE për Kosovën
Foshnja 8-muajshe rezulton pozitive për kokainë në Spanjë, a...
Milano-Cortina 2026, Josie Baff fiton të artën
Miratohet Plani i Rritjes, Kosova do të përfitojë 882 milion...