Dy persona janë lënduar si pasojë e një vetaksidenti që ndodhi sot rreth orës 04:00 të mëngjesit në Veternik, në rrugën Ferizaj – Prishtinë.
Kështu ka deklaruar për Arbresh.info zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Tutje, Ahmeti tha se përveç lëndimeve, janë shkaktuar edhe dëme materiale.
“Sot rreth orës 04:00 në rrugën Ferizaj- Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një automjet. Si pasojë e aksidentit janë lënduar dy persona dhe janë shkaktuar dëme materiale. Personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret Njësiti i trafikut”, tha Ahmeti./Arbresh.info
Policia dhe EULEX-i në Jabukë të Zubin Potokut
Mbi 123 mijë prindër kanë aplikuar për subvencionimin e teks...
Anulohen seancat e gushtit në rastin Thaçi dhe të tjerët për...
Konjufca: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LDK-në...
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...