Katër persona janë lënduar si pasoj e një vetaksidenti në rrugën Prishtinë-Pejë, saktësisht në Bresje të Fushë Kosovës.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar Daut Hoxha, zëdhënës i policisë.
Hoxha kërkoi nga drejtuesit e automjeteve që të jenë vigjilent gjatë drejtimit të tyre, posaçërisht kur ka lagështi në rrugë.
“Rreth orës 13:20 në rrugën Prishtinë – Pejë, në Bresje është shkaktuar një vetaksident trafiku, ku një automjet ka humbur kontrollin dhe si pasojë lëndime kanë marrë katër persona. Njësiti për menaxhim dhe kontroll në autostradë është marrë me rastin dhe qarkullimi është zhvilluar normalisht. Kërkojmë nga drejtuar e automjeteve që të jenë vigjilent gjatë drejtimit, posaçërisht kujdes të shtuar të aplikohet kur kemi reshje dhe lagështi në rrugë, në mënyrë që të shmangen aksidentet rrugore që shpesh po rezultojnë me pasoja të rënda”, tha Hoxha./Arbresh.info
Ankesa e Benficas, UEFA merr vendimin për Prestiannin
OVL-UÇK takohet me Spiropalin, kërkohet mobilizim mbarëkombë...
Përleshja mes dy kirurgëve të QKUK-së, reagon njëri prej tyr...
BE shtrëngon kontrollet mbi përbërësit e ushqimeve për foshn...
Policia e Kosovës pranon donacion nga KFOR-i
Takimi Haradinaj–Spiropali, theksohet bashkëpunimi Kosovë–Sh...