Vetaksident me traktor në Leposaviq – Vdes një 16 vjeçar

16:43 | 10 Shtator 2025
R J

Një 16 vjeçar  ka humbur jetën sot në veri të vendit si pasojë e një aksidenti me traktor.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur në fshatin Zemanic të Leposaviqit.

Sipas deklarimeve të dëshmitarëve, i mituri ishte duke tërhequr një lis me traktor dhe më pas ishte rrotulluar me të.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit si “Vdekje e dyshimtë”, ndërsa me urdhër të prokurorit, trupi i viktimës i është dorëzuar familjarëve.

Njoftimi i plotë:

Më datën 10.09.2025, rreth orës 11:00, Policia në Leposaviq ka pranuar informatën nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare se një person në fshatin Zemanic të Leposaviqit ishte rrotulluar me traktor dhe dyshohej se ishte pa shenja jete.

Njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendngjarje, ndërsa nga stafi mjekësor është konstatuar vdekja e viktimës në vendngjarje.

Viktima është identifikuar si D.P., 16 vjeç.

Sipas deklarimeve të dëshmitarëve, i mituri ishte duke tërhequr një lis me traktor dhe më pas ishte rrotulluar me të.
Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit si “Vdekje e dyshimtë”, ndërsa me urdhër të prokurorit, trupi i viktimës i është dorëzuar familjarëve./Arbresh.info