Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka vizituar ish-kryeministrin Bajram Rexhepi pas operacionit neurokirurgjik.
Ai ka thënë se falenderon doktorët për punën profesionale dhe shpreh përkrahjen e plotë institucionale për ish-kryeministrinë.
“Kam ardhur në cilësinë e kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës. I falenderoj doktorët për punën e jashtëzakonshme profesionale dhe i inkurajoj të vazhdojnë në mënyrë të tillë. Shprehim përkrahjen e plotë inastitucionale dhe njerëzore për atë njeri të madh të vendit tonë. Do ta ketë përkrahjen e plotë sikur të ishte kryeministër, ai ka qenë dhe është kryeministër. Ne do të qëndrojmë institucionalisht në përkrahje të familjes dhe shërimit të tij”, ka thënë Veseli duke shtuar se shpreson që edhe faza e dytë e rehabilitimit të tij të kaloj me sukses./Arbresh.info
Të shtëna me armë zjarri mbrëmë në Ferizaj, plagosi të dashu...
Trump përgëzon ekuipazhin e Artemis II: Mezi pres t’ju takoj...
Haxhiu njofton për vdekjen e babait të saj: Mbështetësi im m...
Moti në Shqipëri
Pamje kur astronautët e misionit Artemis 2 zbarkojnë në Tokë
Para takimit në Pakistan, Trump rrit tonet ndaj Iranit