Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës sot

07:31 | 11 Prill 2026
Q L

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të shtunën, më 11.04.2026, do të kryhen punime për siguri të sistemit energjetik.

Si rezultat i kësaj, në disa lokalitete do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike.

Ky është orari sipas rajoneve:

rajoneve:

Prishtinë

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

Nga TS 110/10(20) [kV] Prishtina 7 do të ndërpritet:

 

D

alja 10 [kV] Miradi e Epërme (kodi: 15100019) prej orës 13:00 deri 15:30

Vendet: Miradi e Epërme, Miradi e Ulët, Standard Plin PeH, Al Trade, Interpres Kosova Sot, Petrol Oti Sllovenia, ndriçimi publik për autostradë, AS Partners, Imer Berisha Bylmeti

Arsyeja: Punime në projektin “TS Ashkalit II & TS Hashkalit”

Nga TS 110/35/10 [kV] Fushë Kosova do të ndërpritet:

Dalja 10 [kV] Albana (kodi: 15100008) nga ora 13:00 deri 15:30

Vendet: Mesbardhi i Madh, Mesbardhi, Bardh i Vogël, Albana e Vogël, Sllatinë e Vogël II, Albana e Madhe te Shaljanët, FSKArsyeja: Punime në projektin “TS Ashkalit II & TS Hashkalit”

Shpërndaje në rrjete sociale