Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli për festen e Pashkëve ka vizituar familjen e heroit, Pal Paluca.
Veseli përmes një postimi në facebook ka shkruar se në kohë festash duhet kujtuar heronjtë, shkruan arbresh.info.
“Në kohë festash, duhet të kujtojmë me krenari ata që dhanë më të shtrenjtën për vendin, jetën e tyre”, ka shkruar Veseli.
I pari i Kuvendit ka shkruar gjithashtu se gjatë vizitës i kanë uruar dëshirat më të mira për Kosovën.
“Sot vizitova familjen e heroit Pal Paluca, për t’ua uruar Pashkët dhe për të ndarë me njëri-tjetrin dëshirat më të mira për të ardhmen e Kosovës”, ka përfunduar Veseli./Arbresh.info/

Zvicër, zbulohen 356 mijë euro të fshehura në tren – n...
Pacolli denoncon dy raste të dyshimta të shpronësimit
Protesta e studentëve në Shkup për gjuhën shqipe, policia li...
Përfaqësimi i grave në zgjedhjet 2025 mbetet i ulët, kërkohe...
GAP: Komunat paguan 126.6 milionë euro për vendime gjyqësore...