Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka takuar gratë e Krushës së Vogël, të cilave u printe Shpresa Shehu, kryetare e fshatit.
Hoti me bashkëpunëtoret e saj, prezantuan çështjen e të pagjeturve dhe zbardhjen e fatit të tyre, brengë jo vetëm për këtë fshat që përjetoi ndër tragjeditë më të mëdha në Kosovë gjatë luftës çlirimtare, si dhe çështjet tjera që lidhen me mirëqenien e banorëve të këtij fshati dhe infrastrukturën.
Veseli ndërkaq shprehu përkushtimin e tij institucional për çështjen e të pagjeturve, që Krusha e Vogël, por edhe familjet dhe vendbanimet që përjetuan më së shumti nga lufta e fundit, të kenë përkujdesjen e duhur, përkrahjen nga institucionet, jo vetëm në arsim e shëndetësi, por edhe infrastrukturë, ngritjen e mirëqenies dhe punësimin.
Kryetari i Kuvendit u ofroi grave të Krushës përkrahje konkrete në projekte biznesore, të ngjashme me projektet që tanimë janë realizuar në Krushën e Madhe.
“Hapat e parë konkretë në këtë drejtim”, theksoi Veseli, “do të fillojnë që në pjesën e parë të vitit që vjen”.
Policia me urdhër operativ për zgjedhjet, publikon numrat ku...
Katër të arrestuar pas përleshjeve pranë një qendre imigraci...
Sulm me dron në Sudan, 11 civilë humbin jetën në një treg
Këtu mund të gjeni qendrën tuaj të votimit
Çfarë dokumenti duhet të keni me vete për të votuar sot?
Hapen qendrat e votimit në Kosovë, Radoniqi fton qytetarët t...