Kryetari i PDK-së Kadri Veseli vlerëson se tarifa ka qenë një nga vendimet më të mira të institucioneve të Kosovës, si kundërpërgjigje ndaj Serbisë.
Veseli në RTV21 përmendi dy arsye pse, sipas të tij, taksës i ka humbur kuptimi.
“Taksa, përkatësisht tarifa, ka qenë një nga vendimet më të mira të institucioneve të Kosovës. Për afër 18-19 vjet, Serbia bënte agresion. Jemi ballafaquar me kritika të shumta se nuk po i kundëpërgjigjemi Serbisë në mënyrë adekuate”.
“Kur ka kaluar tarifa në konsum të brendshëm, krejt e kemi prishë. E humbi kuptimin e fillimit, kaloi në konsum të brendshëm elektoral – përdorej më tepër si luftë e brendshme sesa ballafqim me Serbinë. Kur kaloi në ballafaqim me SHBA-të dhe BE-në, atëherë u prish edhe më shumë”.
Kurti: Do të bisedojmë, takojmë e bashkëpunojmë me të gjitha...
Konjufca në tubimin e VV-së: Urime Qeveria Kurti 4
Vjosa Osmani: VV-ja s’ka asnjë arsye që ta refuzojë emrin ti...
Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, LVV 48,90 %, LDK 2...
Haradinaj: Kur sovrani flet, të tjerët heshtin
Një 18-vjeçar vritet në Gjakovë, dy të tjerë të lënduar