Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, njëherësh kryeparlamentar në detyrë, ka pritur të martën në takime të ndara ambasadorin amerikan Greg Delawie dhe disa ambasadorë tjerë, ku kanë diskutuar për procesin zgjedhor.
Sipas një postimi të bërë në profilin e tij në Facebook, Veseli dhe ambasadorët e kanë vlerësuar procesin zgjedhor si fer e demokratik.
Veseli i ka siguruar diplomatët se Kosova shumë shpejt do të formoj institucionet e reja.
“Në takime të ndara me ambasadorët e akredituar në Prishtinë, diskutuam për procesin zgjedhor në Kosovë, i cili u vlerësua si sukses i Kosovës dhe demokracisë tonë. Ambasadorët i sigurova se shumë shpejt Kosova do të formojë institucionet e reja që do të vazhdojnë partneritetin e ngushtë me aleatët tanë perëndimorë. Kosova do të vazhdojë rrugën e integrimeve euro atlantike dhe përmbushjen e obligimeve ndërkombëtare”, ka shkruar Veseli në Facebook.

Nis vaksinimi BCG për parandalimin e tuberkulozit te të pors...
Hoti numëron vërejtjet që dha FMN gjatë vizitës në Kosovë
50 raste të dhunës në familje u trajtuan për 1 javë nga Zyra...
Realizohen 210 urdhëresa gjykate në rajonin e Prishtinës, se...
Getoar Mjeku emërohet zëvendësministër i Ekonomisë
Këto pjesë në Mitrovicë mund të mbesin pa ujë përkohësisht s...