Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, në vazhdën e takimeve me personalitete të larta amerikane, sot në Washington ka takuar Zëvendës Ndihmës Sekretarin për çështjet evropiane dhe euro-aziatike, Hoyt Brian Yee.
Temë qëndrore e takimit ishin marrëdhëniet e afërta midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kosovës, si dy vende mike, me raporte të veçanta bashkëpunimi.
Zyrtari i lartë amerikan, Yee, ka thënë se Kosova duhet t’i kryej të gjitha obligimet e saj si shtet, pasiqë, siç ka thënë, ai detyrimet e përmbushura e forcojnë shtetësinë e saj.
Kryeparlamentari Veseli u zotua se Republika e Kosovës do t’i kryejë të gjitha obligimet dhe të vazhdojë konsolidimin e shtetësisë.
Reuters: Lideri i ri suprem i Iranit ka plagë të rënda dhe s...
Negociatorët amerikanë dhe iranianë mbërrijnë në Pakistan pë...
Pavarësisht që gjyqi po shkon drejt fundit, Specialja ia vaz...
Vëllaznimi shpërthen ndaj FBK-së dhe kërcënon me masa ligjor...
Eliot Engel u nda nga jeta mbrëmjen e djeshme, Begaj: Mik i ...
Mediat amerikane: Inteligjenca e SHBA-së ka informacione se ...