Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur sot në takim sekretarin e përgjithshëm të OSBE-së, ambasadorin Lamberto Zannier, të cilin e ka falenderuar për mbështetjen e vazhdueshme të Misionit të OSBE-së për Kosovën.
Veseli ka çmuar lart këtë mbështetje, sidomos në ndërtimin e institucioneve demokratike.
Ai e ka konsideruar të nevojshme vazhdimin e bashkëpunimit me këtë mision, në funksion të forcimit të mëtejmë të demokracisë dhe ofrimit të asistencës në shumë sfera.
Veseli e ka njohur Zanier edhe me zhvillimet aktuale në vendin tonë, me theks të veçantë për çështjen e Demarkacionit me Malin e Zi, duke e konsideruar të rëndësishme ratifikimin e marrëveshjes.
Lidhur me Asociacionin e komunave me shumicë serbe, kryeparlamentari Veseli tha se ai do të themelohet në pajtim me Kushtetutën dhe mendimin e Gjykates Kushtetuese
Sekretari i përgjithshëm i OSBE-së, Zanier, nga ana e tij, konfirmoi përkushtimin e misionit të OSBE-së për të vazhduar mbështetjen për institucionet e Kosovës edhe në të ardhmen.
Scott Bamforth i jashtëzakonshëm, shpallet MVP i javës
Aksident me fatalitet në Baincë të Drenasit, vdes një person
AARC mbështet studentët në Maqedoninë e Veriut: Mohimi i gju...
Artemis II do të përdorë manovrën që shpëtoi Apollo 13 për k...
Kjo është gruaja nga Gjakova që dyshohet se u vra nga ish-bu...
Sonte kemi dasmë, martohen Brikena e Mateo