Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli gjatë hapjes solemne të seancës për nder të vizitës së presidentit të Sllovenisë, Borut Pahor Kryeparlamentari Veseli tha se Sllovenia në vazhdimësi ka qenë përkrah Kosovës, raporton arbresh.info.
“ Vizita e Presidenti Borut Pahor në Kosovë është një dëshmi e partneritetit dhe miqësisë që kemi ndërtuar në mes dy shteteve tona. Sllovenia në vazhdimësi ka qenë përkrah Kosovës në të gjitha proceset e saj historike. Duke pasur këtë mbështetje sot Kosova ndihet më e sigurtë dhe më e fuqishme në rrugën e saj euro-atlantike”, tha Veseli.
Po ashtu ai tha se adresimi i i presidentit slloven Borut Pahor në Kuvendin e Kosovës shpreh më së miri frymën e partneritetit dhe bashkëpunimit në mes dy shteteve./arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1690232704375148/
Haradinaj: Lufta jonë çlirimtare që na solli Aleancën me NAT...
Policia parandalon kontrabandën e 27 deleve dhe 4 qengjave n...
Muriqi pas rënies së Mallorcas: Sot jemi të trishtuar, të lë...
Ferizaj pret hapjen e fushatës zgjedhore të Vetëvendosjes
Dellova drejt transferimit tek gjiganti ukrainas
Tirana mirëpret konferencën rajonale për transformimin digji...