Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, përmes një postimi ne faceboook, ka shkruar se vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë me 22 Korrik të vitit 2010, ishte konfirmim i legjitimitetit të plotë të pavarësisë së Kosovës.
Postimi i plotë:
“Vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë i 22 korrikut 2010 ishte konfirmim i legjitimitetit të plotë të pavarësisë së Kosovës edhe në aspektin e së drejtës ndërkombëtare.
Nuk mund të ishte ndryshe, sepse kauza jonë historike për liri dhe pavarësi ishte kauzë e drejtësisë.
Shteti i pavarur dhe sovran i Kosovës, në integritetin e tij të plotë territorial e politik, është dhe do mbetet përgjithmonë realitet i pandryshueshëm”./arbresh.info/
Zampolli: Italia ka mbi 50% shanse për të marrë pjesë në Bot...
Nafta shtrenjtohet për 1 cent
A po zhvillohet zgjedhja e presidentit në kundërshtim me Kus...
Sekuestrohen armë dhe municion në Pejë
Atentati në Lezhë: Dyshohet se autorët janë larguar drejt Ko...
I dërguari i Trump vazhdon të insistojë se Italia ka 50 për ...