Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli është parë duke u rrotulluar me karrigën e tij e duke zhvilluar biseda telefonike gjatë kohës sa Kuvendi po vazhdon të jetë në pauzë.
Ai po ashtu në një moment ka filluar të hajë edhe çokollatë ulur në karrigen e kryeparlamentarit, shkruan arbresh.info.
Veseli kërkoi pauzë 15 minutëshe pasi Vetëvendosje paraqiti mocion për votim të menjëhershëm të Qeverisë Haradinaj pak minuta pasi ky i fundit paraqiti programin e tij qeverisës.
Kërkesën e VV-së për mocion e mbështeti edhe LDK ndërkohë që PAN kërkoi debat parlamentar./arbresh.info/

Harroni 10,000 hapat? Studimi i ri sjell metodë më efikase t...
Konjufca: Forcimi i bujqësisë mbetet prioritet i Qeverisë Ku...
Florentino Perez konfirmon tri afrime dhe paralajmëron “Gala...
Hezbollahu refuzon armëpushimin e ri të dakorduar nga Izrael...
Njësia B2 e TC Kosova B rikthehet në operim pas përfundimit ...
Basha: Po ndërtojmë edhe një urë të re mbi lumin Ibër