Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, mori pjesë në manifestimin përkujtimor në fshatin Rezallë të Skenderajt, në 18-vjetorin e masakrës në këtë fshat, të kryer nga forcat serbe mbi popullatën civile. Gjatë kësaj masakre, u vranë dhe u masakruan dhjetëra civilë të pafajshëm shqiptarë.
Në fjalën e tij para të pranishmëve, kryeparlamentari Veseli tha se kjo lëndinë është dëshmi se çfarë sakrificash të mëdha bëri populli ynë për të arritur lirinë.
Ai tha se armiku ishte i egër dhe nuk kursente askënd, as fëmijët, as gratë, as pleqtë, por edhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe populli i Kosovës në përgjithësi, ishte i vendosur të mos heq dorë, me asnjë çmim, nga ëndrra për liri.
Veseli shtoi se ky fshat kishte një barrë të rëndë gjatë luftës çlirimtare, duke u bërë mburojë e gjallë e rrugës kryesore që shpinte në Shtabin e Përgjigjëm të Ushtrisë Çlirimtare në Likovc.
“Dhimbjet dhe vuajtjet ishin të mëdha, por ne ia dolëm. Ne çliruam Kosovën dhe e krijuam shtetin e pavarur dhe sovran. Ne do ta zhvillojmë ekonominë tonë. Në Kosovën e lirë do të ketë punë dhe perspektivë për të rinjtë e saj. Ne do ta fuqizojmë shtetin tonë. Ne do ta bëjmë Ushtrinë e Kosovës, për ta garantuar kufijtë e shtetit tonë dhe të ardhmen e fëmijëve tanë”, theksoi kryeparlamentari Veseli.
Ai tha se Rezalla, si e gjithë Kosova, përgjithmonë do të jenë të lira dhe të sigurta.
“Ky është amaneti i dëshmorëve tanë dhe këtë amanet do ta bartim me krenari kombëtare dhe përgjegjësi shtetërore”, theksoi Veseli.
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës