Veseli: Raporti i sivjetshëm Freedom House solli një lajm të mirë për Kosovën

10:41 | 7 Maj 2020
A Z

Kreu Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se raporti i sivjetshëm i organizatës me renome Freedom House të titulluar “Vendet në tranzicion”, solli një lajm të mirë për Kosovën, gjë që lehtëson sadopak zymtësinë e kësaj periudhe të pandemisë.

Përmes një postimi në Facebook, ai thotë se raporte prestigjioze ndërkombëtare si ky, demantojnë me fakte pretendimet populiste elektorale të atyre aktorëve politikë kosovarë që nuk dinë të ndërtojnë e ofrojnë vizion për të ardhmen, por garojnë vetëm duke denigruar rivalët e refuzuar arritjet e së shkuarës.

Postimi i plotë:

Raporti i sivjetshëm i organizatës me renome Freedom House të titulluar “Vendet në tranzicion”, solli një lajm të mirë për Kosovën, gjë që lehtëson sadopak zymtësinë e kësaj periudhe të pandemisë. Ndërkohë që rajoni i Ballkanit Perëndimor ka pësuar një përkeqësim për sa i përket demokracisë, Kosova raportohet si i vetmi vend në rajonin e që për të pestin vit radhazi ka shënuar përparim të ndjeshëm. Kosova i ka sivjet 3.18 pikë, krahasuar me 3.11 pikë që ka pasur vitin e kaluar.

Përkundër atyre nihilistëve që e kanë ndërtuar suksesin e tyre elektoral tek akuzat e rreme apo tek nxirja e realitetit të vendit tonë, Kosova ecën përpara me hapa të qëndrueshëm në drejtimin e duhur. Raporte prestigjioze ndërkombëtare si ky, demantojnë me fakte pretendimet populiste elektorale të atyre aktorëve politikë kosovarë që nuk dijnë të ndërtojnë e ofrojnë vizion për të ardhmen, por garojnë vetëm duke denigruar rivalët e refuzuar arritjet e së shkuarës.

Shpërndaje në rrjete sociale