Kryetari Veseli priti ambasadoren e re të Portugalisë në Hungari, jorezidente për Kosovën, Maria Jose Morais Pires
Veseli çmoi lart ndihmën e gjithanshme që Lisbona zyrtare i ka dhënë Kosovës në kohë të ndryshme, si në ngritjen e kapaciteteve demokratike të institucioneve, ashtu edhe në afirmimin ndërkombëtar të shtetësisë dhe procesin e integrimit euro-atlantik
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, takoi sot ambasadoren e re të Portugalisë në Hungari, jorezidente për Kosovën, Maria Jose Morais Pires, me të cilën bisedoi për zhvillimet aktuale në vendin tonë, marrëdhëniet midis dy vendeve dhe mundësitë e forcimit të mëtejmë të tyre.
Duke e uruar ambasadoren Pires për detyrën e re diplomatike, kryetari Veseli çmoi lart ndihmën e gjithanshme që Lisbona zyrtare i ka dhënë Kosovës në kohë të ndryshme, si në ngritjen e kapaciteteve demokratike të institucioneve, ashtu edhe në afirmimin ndërkombëtar të shtetësisë dhe në procesin e integrimit euro-atlantik.
Marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve, kryetari i Kuvendit të Kosovës i konsideroi të shkëlqyeshme, ndërsa shtoi se ka ende hapësira për kultivimin dhe thellimin e mëtejmë të tyre, sidomos në rrafshin parlamentar.
Ratifikimin e MSA-së nga Kuvendi i Kosovës, kryetari Veseli e konsideroi një hap historik për Kosovën, si në procesin integrues evropian, ashtu edhe në krijimin e kushteve të përshtatshme për tërheqjen e investitorëve të huaj në Kosovë, përfshirë këtu edhe kompanitë portugeze.
Ambasadorja portugeze, Pires, nga ana e saj, theksoi gatishmërinë e shtetit që përfaqëson, për të vazhduar përkrahjen për Kosovën në të gjitha fushat, si dhe për të piketuar mundësitë e zgjerimit dhe forcimit të raporteve të gjithanshme, në veçanti në fushën ekonomike. Në këtë funksion, për Kosovën është shumë e vlershme përvoja e Portugalisë në prodhimin e energjisë së ripërtërishme.
Policia me urdhër operativ për zgjedhjet, publikon numrat ku...
Katër të arrestuar pas përleshjeve pranë një qendre imigraci...
Sulm me dron në Sudan, 11 civilë humbin jetën në një treg
Këtu mund të gjeni qendrën tuaj të votimit
Çfarë dokumenti duhet të keni me vete për të votuar sot?
Hapen qendrat e votimit në Kosovë, Radoniqi fton qytetarët t...