Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli gjatë ditës së sotme ka zhvilluar një takim me Kryetarin e Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi.
Veseli në këtë takim ka shprehur gatishmërinë për të mbështetur komunën e Obiliqit.
Në këtë takim temë kryesore ishte projektligji për Obiliqin. Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi në këtë takim e ka njoftuar Veselin për rëndësinë që ka miratimi i këtij ligji për Komunën e Obiliqit. Po ashtu, kryetari i Obiliqit, Xhafer Gashi ka kërkuar përkrahjen e tij.
Nga ana tjetër kryetari i Kuvendit Kadri Veseli duke e ditur gjendjen e rëndë që e ka Obiliqi, shprehu gatishmërinë për të mbështetur kalimin e këtij projektligji duke theksuar se do të punoi sikur të jetojë vetë në këtë komunë.
Kosova dhe Shqipëria me marrëveshje për patrullim të përbash...
Projekti i SHKK-së në top 5 të Evropës
AIP thirrje partive: Mbroni të dhënat e qytetarëve gjatë fus...
Rubio: SHBA si heqin sanksionet ndaj Iranit vetëm për hapjen...
“The Best of Fisnik Asllani” – Bundesliga publikon përmbledh...
Protesta përpara Kryeministrisë për Zvërnecin, qytetarët çaj...