Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës njëherit edhe kandidati për kryeministër në zgjedhjet e parakohshme 2019, Kadri Veseli në një intervistë për “Euronews Albania”, ka folur për qëndrimet e tij rreth Serbisë duke deklaruar se Serbia asnjëhere nuk do të vendosë për vendimet tona.
Gjithashtu Veseli ka mbrojtur qëndrimin e tij rreth Shteteve të Bashkuara të Amerikës duke thënë se do të veprojë në partneritet me veprimet e SHBA-ve dhe partnerëve perëndimorë.
Ndër të tjera Veseli ka thënë se kur të vijë në krye të qeverisë marrëveshjet e Kosovës me Serbinë do të jenë njohja e Kosovës si shtet i pavarur dhe Sovran, ulësja në Organizatën Kombeve të Bashkuara , fqinjësia e mire, partneritet me SHBA-në si dhe integrimi në BE dhe NATO.
Ndërsa në pyetjen e fundit rreth konsensusit nacional se si mendon ai ta bëjë ekipin negociator në dialog me Serbinë, Veseli është përgjigjur se konsensusi nacional është dhe asnjë milimëtër nga sovraniteti dhe integriteti jonë , ecim përpara , vendimmarrje do të ketë ngushtë me SHBA-në dhe vendet perëndimore.
https://twitter.com/EuronewsAlbania/status/1180109639377137664?ref_src=twsrc%5Etfw&ref_url=https%3A%2F%2Findeksonline.net%2Fveseli-per-euronews-albania-serbia-asnjehere-nuk-do-te-vendose-per-kosoven%2F
Arrestohet i dyshuari që shkaktoi aksidentin me një të vdeku...
Papa Leo thotë se civilët në Ukrainë po vuajnë, bën thirrje ...
Osmani për BBC: Kosova e di si arrihet paqja
Vuçiq e quan takimin mes eurodeputetëve dhe opozitës serbe “...
Rama në Izrael, takim kokë më kokë me Netanyahun – zbardhet ...
Protesta e opozitës në Tiranë, nën hetim katër figura kyçe n...