“Ne nuk jemi armiq dhe kemi përfunduar zgjedhjet.
Kështu tha kryetari u PDK-së, Kadri Veseli pas përfundimit të takimit me partitë politike.
” Patëm një takim, rrallë dikun ndodh që opozita të merr iniciativë për bashkim. Pushteti e ka në fokus me na mund neve se sa me punu për ballafaqimin me Serbinë. Kushtetuta është shumë e qartë, ne nuk mund si opozitë t’i japim askujt mandat. Qeveria edhe Presidenti i kanë përgjegjësit e ndara. Kam një mesazh për pushtetin, ne nuk jemi armiq zgjedhjet, kanë përfunduar dhe është mirë me fitu betejën në çështje të rëndësishme për Kosovën siç është dialogu”, ka shtuar ai.

Tutje Veseli tha se opozita e pozita duhet të bëhen bashkë për çështjet e rëndësishme të vendit.
“Nuk e di a është problem taksa apo është problem mu ballafaqu me pjesë të ndara. Ne nuk mund të marrim vendim është pushteti që duhet të merr një vendim në bazë të rrethanave që i kemi aktualisht. Ne vetëm bashkërisht do e vendosim Kosovën në një pozicion më të mirë. Pushteti duhet të reflektoj në raport më opozitën”, ka thënë ai./arbresh.info/

Kurti: Fokus në luftën kundër korrupsionit dhe shtet të drej...
Ukraina godet pesë anije në Detin e Azovit, konfirmon edhe s...
Policia heq 14 mole detare në Ksamil, në Sarandë sekuestrohe...
Rama mbërrin me helikopter në Vlorë, pritet të takohet me ba...
Costa: BE duhet të përshpejtojë procesin e zgjerimit dhe të ...
PZAP anulon vendimin e KQZ-së, diaspora s’lejohet të votojë ...