Veseli nesër mbledh Kryesinë për të proceduar në seancë Projektligjin për FSK-në

11:50 | 7 Mars 2017

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi i ka dorëzuar kryeparlamentarit Kadri Veselit Projektligjin për themelimin e Ushtrisë së Kosovës.

Hashim Thaçi tha me këtë rast se Kosova përfundimisht po ndërton ushtrinë e saj moderne, shkruan arbresh.info.

“Para pak çastesh bazuar në kompetencat e mija si president i dorëzova kryetarit Veselit Projektligjin për formimin e Ushtrisë së Kosovës. Projektligjin e kam iniciuar duke u bazuar në Kushtetutën e Kosovës”, tha Thaçi.

Ai shtoi se formimi i ushtrisë është i domosdoshëm dhe bëhet me qëllim të mbrotjes së interesave shtetërore të Kosovës.

“Projketligji rregullon misionin, funksionimin dhe detyrën e ushtrisë si dhe organizon dhe çështjet tjera të aktiviteteve. 3 vite me parë kam paralajmëruar themelimin e Ushtrisë së Kosovës. Si president do të doja shumë të ndodhte ashtu siç jemi përpjekur gjatë këtyre tri viteve. Por këtë nuk kemi arrit ta bëjmë për shkak të disa deputeteve në Kuvend”, u shpreh Thaçi.

Ai shtoi se për këto ndryshime kushtetuese kemi mbështetjen edhe të partnerëve nderkombetareardhje ku i dihet se origjinën e ka ne Serbi”, u shpreh Thaçi.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës tha se nesër do të thërras kryesinë e Kuvendit që do të procedoj Projektligjin në Kuvend.

“Kjo është një ditë e mirë për gjithë qytetarët e Kosovës. Që nesër do të ftoj kryesinë e Kuvendit dhe do të procedojmë sipas rregullores se Kuvendit. Kosova ka nevoë  për formësimin e identitetit të  vet shtetëror”, ka thënë Veseli./Arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara