Është mbajtur konferenca për projektin e Ambasadës Britanike për rekrutimin e pozitave të larta drejtuese në shërbimin civil dhe institucione të pavarura.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, gjatë konferencës ka thënë se nepotizmi duhet të ndalet pasi situata në vend nuk është e mirë dhe të rinjtë po ikin.
“Situata nuk është e mirë. Kam iniciuar këtë iniciativ dhe kam biseduar me ambasadorin britanik që të evitohet ky abuzim, sepse ka pasur ankesa në këtë aspekt. Kjo po ndikon edhe në ikjen e të rinjve nga Kosova. Ka zvlogëlim të besimit të qytetarëve në institucione publike e ndërmarrje. Ne duhet të bëjmë më shumë, duhet të jemi më përgjegjës se ne mund ta krijojmë besimin më të madh, por edhe mund të humbim’’, ka thënë Veseli.

Veseli ka kritikuar edhe partinë e tij, PDK që tash e sa vite në pushtet ka bërë punësime familjare e partiake.
‘’Partia ime është tash e sa vite në pushtet, por duhet të ndalet kjo praktikë që kush e ka pushtetin me i punësu njerëzit e vetë. Këta njerëz do të ndalen dhe kena me i ndal. Ndalni edhe ju media e shoqëria civile , se kanë me na shkatërru perspektivën tonë. Kanë me na ikë të rinjtë’’, thotë Veseli.
Tutje Veseli ka bërë thirrje që të mbrohet ligji nga bartësit e insitiucioneve dhe njerëzve t’u ipen shancat e barabarta.
“Ju bartës të institucioneve ne fund keni me jepe llogari etike. Mbrone ligjin jepuni mundësi njerëzve që të kenë shanca të barabarta para ligjit. Jepuni mundësi atyre që janë të mençur. Mos ju jepni mundësi vetëm atyre që kanë forcë e influencë”, ka thënë Veseli.
Janë bërë tre vite që kur Qeveria e Kosovës dhe Ambasada britanike në Prishtinë kanë nënshkruar memorandumin e mirëkuptimit lidhur me rekrutimin e pozitave të larta drejtuese./Arbresh.info.
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/523338704863950/

Peci reagon pas intervistimit në Prokurorinë Speciale lidhur...
Faton Peci po intervistohet në Prokurorinë Speciale në cilës...
Dyshime për manipulim votash në Obiliq, Prokuroria autorizon...
Faton Peci po intervistohet në Prokurorinë Speciale
Hoti: Katër herë në 4 vjet u shtrenjtua energjia elektrike
Ministri Vitia e pranon se është intervistuar nga Prokuroria...