Pandemia ka bërë që të mbyllen kufijtë, të ndalen rrjetet e transportit, ndërprerjen e punës për shumë qytetarë, e kështu duke kërcënuar seriozisht furnizimin e rregullt të ushqimit.
Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli thotë se jo vetëm për Kosovën, por për mbarë botën kërcënimi i koronavirusit solli radhët për miell a produkte të tjera dhe riktheu vëmendjen tek nevojat bazike të qytetarëve, sikurse është ushqimi i sigurt.
Ai thotë që duhet të rikthejmë vëmendjen tek bujqësia jonë, në mënyrë që të përmbushim sa më shumë nevojat tona me prodhime ushqimore vendore dhe të ulim sa më shumë varësinë nga jashtë.
Postimi i plotë i Veselit në Facebook:
Situata emergjente e pandemisë, solli mbylljen e kufijve, ndalimin e rrjeteve të transportit dhe ndërprerjen e punës për shumë qytetarë, duke kërcënuar kështu seriozisht furnizimin e rregullt të ushqimit. Jo vetëm për Kosovën, por për mbarë botën, kërcënimi i koronavirusit solli radhët për miell a produkte të tjera dhe riktheu vëmendjen tek nevojat bazike të qytetarëve, sikurse është ushqimi i sigurt.
Prandaj, është e nevojshme që edhe ne, të rikthejmë vëmendjen tek bujqësia jonë, në mënyrë që të përmbushim sa më shumë nevojat tona me prodhime ushqimore vendore dhe të ulim sa më shumë varësinë nga jashtë. Prandaj, duhen ndërmarrë politika stimuluese që nxisin shfrytëzimin e tokave të papunuara dhe mbrojnë fermerët vendas nga konkurrenca e pandershme e produkteve të importit.
Po ashtu, institucionet shtetërore duhet të marrin masa më të rrepta në mënyrë që tokat bujqësore të mbrohen dhe të mos lejohet të degradohen apo ndryshojnë destinacionin.
Japonezi Kira Kimura fiton medaljen e artë olimpike në hedhj...
Ndjekje si në filma nga Obiliqi deri në Veri, dy policë të l...
Në Shqipëri “Boxeri” përçoi elektricitet, lëndohet një fëmij...
Parashikimi i motit për nesër
Dhjetëra qytetarë protestojnë kundër Lojërave Olimpike Dimër...
Aksident trafiku në Prishtinë, përfundojnë në përleshje pesë...