Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka vizituar sot Prekazin ku bëri homazhe tek varri i komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari, në vigjilje të 12 vjetorit të pavarësisë së Kosovës.
I shoqëruar nga kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari dhe nga kryetari i komunës së Drenasit Ramiz Lladrovci, lideri i PDK-së shihet në foto edhe me bashkëluftëtarë tjerë teksa bënë homazhe në kompleksin memorial të Jasharajve.
“Adem Jashari është emblema e UÇK-së dhe shqiptarëve kudo. Sa kënaqësi, nder e mirënjohje të kthehemi pas dhe ta vizitojmë këtë vend që mbetet udhërrëfyesi ynë se nga duhet të ecim. Urime të gjithë qytetarëve 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së Kosovës. Nderim i përjetshëm për të gjithë ata që dhanë gjithçka për këtë ditë”, ka shkruar Veseli, njofton arbresh.info.
https://www.facebook.com/kadriveseliofficial/posts/1508762369298964
Qeveria i propozon Kuvendit tre emra për Këshillin Shtetëror...
Abdixhiku për rikthimin e Osmanit: Po bashkohemi, s’ka që e ...
Trump thotë se s’do ta zgjasë armëpushimin me Iranin
Çitaku: Nuk do ta kisha besuar kurrë se në Kuvend do të kërk...
Haxhiu distancohet nga deklarata e deputetit Geci
Tragjike: Dyshohet për dy të vrarë në Memaliaj