Edhe gjatë ditës së sotme kanë vazhduar aderimet nëpër parti të ndryshme para fillimit të fushatës.
Kësaj radhe është Ilir Hajdini që ka aderuar në Partinë Demokratike të Kosovës, shkruan portali arbresh.info.
E mirëseardhje i ka uruar kryetari i partisë Kadri Veseli, i cili ka thënë se me këto pruruje ai është akoma më i sigurt për suksesin e luftës së tij kundër korrupsionit.
“Me prurje të reja si Ilir Hajdini në PDK, unë jam akoma më i sigurt për suksesin e luftës sime kundër korrupsionit dhe sfidës së krijimit të mundësive të reja për rininë tonë. Vendimi i Ilirit për ta vënë në shërbim të atdheut ekspertizën dhe eksperiencën e krijuar në perëndim është një model që ftoj ta ndjekin edhe të rinjtë e tjerë të kualifikuar nga diaspora. Si kryeministër në qeverinë e ardhshme do u jap hapësirë maksimale të rinjve premtues, të kualifikuar dhe energjikë, që të ndërtojnë një të ardhme të ndritur për Kosovën”, shkruan Veseli në Facebook./arbresh.info/
Parashikimi i motit për të premten
Trump: Irani më mirë të mos i detyrojë të paguajnë anijet që...
NASA: Artemis II drejt kthimit në shtëpi, ekuipazhi do të zb...
Rutte: Vendet aleate të ngadalta në mbështetje të SHBA-së pë...
Muriqi tregon nëse do të pensionohet nga Kombëtarja e Kosovë...
Graçanica ankohet se iu hoqën flamujt serbë me vendim të min...