Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, deklaroi sonte se nëse frikacakët, siç i ka quajtur ai VV-në, dështojnë të marin përgjegjësi, vendi shumë shpejt do të shkojë në zgjedhje të reja.
Veseli tha se qytetarët nuk meritojnë të maltretohen tash e sa muaj për interesa personale të ngushta.
“Me këto veprime të ulëta këta frikacakë po e dëmtojnë Kosovën e po e forcojnë Serbinë. E ne nuk do ti lejojmë ta shkatërrojnë vendin për interesat e tyre”, tha ndër të tjera Veseli.
Ai tha se në këtë situatë delikate për vendin, ka kërkuar nga ministri i ri i Financave që në buchetinne ri të dyfishoj buxhetin për armatim të ushtrisë së Kosovës si dhe atë për Policinë e Kosocës, në mënyrë që vendi të rrisë sigurinë edhe më shumë.
Këto komente Veseli i bëri në shënimin 20-vjetorit të themelimit të Rinisë Demokratike të Kosovës.

Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...