Kryetari I Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka komentuar deklaratat e Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq lidhur me Millosheviqin.
Veseli ka thënë se ka qenë vendim i dhimbshëm vizita e Vuciqit pasi që sipas tij krerët serb po promovojnë gjëra që nuk janë në shërbim të qytetarëve shqiptar e serb të Kosovës, raporton Arbresh.info.
“Falenderoj forcat e rendit she sigurisë që kanë treguar profesionalizëm. Ai ka qenë në Republikën e Kosovës dhe ne i përcjellim siç e do rendi edhe pse ata mundohen të provokojnë pasi që deklaratat e tij nuk kanë qenë të arsyeshme sidomos nga Ujmani ku po trumbetohet të mirret ajo pjesë. Ujmani është i Kosovës, ne nuk kemi pretendime territoriale, ne duam që të kemi një finale të madhe ku përfundojnë konfliktet e ngrira, implikimet që mund të kenë karakter jashtë regjionit tonë. Do të vazhdojmë së bashku me miqtë tanë si SHBA, Britanine e Madhe , për këtë kemi lejuar vizitën dhe kur të vijnë miqt duhet duruar edhe fjaltë e rënda që thonë sado që deklarata e tij nuk ishte e duhur”, ka theksuar ai./Arbresh.info
Vetëvendosje fton PDK-në e LDK-në të propozojnë tre emra për...
Aksident i rëndë trafiku në Lipjan, katër persona të lënduar
Palestinezët votojnë sot në zgjedhjet e para që nga lufta në...
Deputetja britanike reagon pas dënimeve për Banjskën: Radha ...
Mbappe rrezikon të humbasë Kupën e Botës?
Në prag të sezonit turistik, Rama ndan pamjet: Pastrim masiv...