Kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, edhe gjatë ditës së sotme ka kërkuar unitet politik.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, njëherit edhe lider i Partisë Demokratike të Kosovës edhe një herë ka kërkuar unitet politik në dobi të fuqizimit të integritetit dhe sovranitetit.
“Është faza e një modernizimi të shtetit dhe kjo mund të arrihet vetëm përmes një vizioni dhe objektivave që i ka PDK-ja, dhe e transformon shoqërinë tonë. Nuk do ta fyejmë askënd dhe do të punojmë me dinjitet për vetë faktin se me shumë sakrificë kemi arrit deri këtu”, është shprehur Veseli, në hapjen e fushatës për zgjedhje të brendshme partiake në Prizren.
Veseli rikonfirmon angazhimin për miqësi të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, anëtarësim në NATO dhe Bashkimin Evropian, raporton EO.
“Kërkojmë të fuqizojmë integritetin dhe sovranitetin, kur sot po ka zëra se PDK nuk ka qëndrim të qartë. Qëndrimin e kemi të qartë qysh kur e kemi largu Serbinë. Nuk ka parti në Kosovë, në hapësirën shqiptarëve që do të punojë për rrethana të reja dhe integrime euroatlantike. Ne jemi ata që e përcaktojmë të ardhmen miqësinë e përhershme me ShBA-të, anëtarësim në NATO dhe Bashkimin Evropian”, është shprehur Veseli.
Barcelona vendos për Lewandowskin – kontratë e re, por me ul...
Vdes Beqir Sefa, njëri nga policët që ishte kidnapuar në ver...
Qeveria shqiptare miraton kompensimin për ushtarakët e koman...
Benjamin Netanyahu: Nuk është e qartë se kush po e drejton I...
Zjarrvënie në Ligatinën e Hencit, Pacolli kërkon hetim të me...
Moti për Bajram i vranët dhe me intervale dielli