Kreu i PDK-së, Kadri Veseli, nga Ferizaj, ka bërë të ditur se ka iniciuar që ditën e premte të mbahet një seancë e jashtëzakonshme.
Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, vizitoi sot komunën e Ferizajt, nga ku ka thënë se ka iniciuar që ditën e premte të mbahet një seancë e jashtëzakonshme, ku tha se është një pako prej 320 milionë euro që do t’i ndihmojë punonjësit në sektorin privat.
“Besojmë se ditën e premte do të jetë një ditë e bashkimit të spektrit politik”, tha ai.
Veseli tha se duhet të behet më shumë që t’iu ndihmohet komunave.
Sa i përket që vendi është pa qeveri, Veseli tha se është çështje e atyre që e kanë ngritur mocionin dhe atyre që aktualisht janë në qeveri.
“Është çështje e këtyre të cilët e kanë ngritur mocionin dhe e këtyre që aktualisht janë në qeveri të marrin vendimmarrje. Pozicioni ynë është i qartë. Por, ajo që është e rëndësishme në këtë moment është se qytetaret po ballafaqohen me një pandemi”, tha ai.
I pyetur se a është kjo një vizitë e tij si një lloj fushate, Veseli tha se kjo është për të treguar se nuk janë ndalur as në luftë e as tash nuk do të ndalen.
“Tash pak e hiç e kam mendjen tek fushata paraelektorale, ta kalojmë këtë pjesë njëherë”, tha ai.
Kreu i PDK-së ka vizituar edhe një barnatore dhe furrë të bukës në Ferizaj.
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit
Nagavci: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për shpërnda...
Eurodeputeti Terras i zhgënjyer me dështimin e zgjedhjes së ...
Vetaksident në Prishtinë, një person i lënduar