Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, priti sot në takim Shefen e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë/Përfaqësuesen e Posaçme e BE-së, Nataliya Apostolova, me të cilën diskutoi për angazhimet dhe prioritetet ë punës së Kuvendit gjatë këtij viti.
Kreu i Kuvendit e njohu përfaqësuesen e lartë të BE-së për rrjedhën e deritashme të punës së legjislativit, ndërsa konfirmoi përkushtimin për të trajtuar me prioritet të gjitha projektligjet që ndërlidhët me procesin e agjendës për reformë evropiane.
Në funksion të kësaj, kryetari Veseli shprehu zotimin e tij për të vazhduar bashkëpunimin e ngushtë Zyrën e BE-së në Prishtinë dhe të gjithë mekanizmat e tjerë
relevantë.
Kryeparlamentari Veseli theksoi se institucionet e Kosovës do të kryejnë të gjitha obligimet ndërkombëtare dhe do të përmbushin të gjitha kriteret e nevojshme për rrugën euro-atlantike të vendit./Arbresh.info
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës