Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës ka takuar sot strukturat e Rinisë Demokratike në Gjilan, të cilët janë duke bërë përgatitjet për zgjedhjet e reja parlamentare.
Kreu i PDK-së tha para të rinjve të PDK-së në Gjilan se në zgjedhje të reja po shkojmë për të fituar Kosova.
“Fitorja e PDK-së eshtë fitore e Kosovës”, ka thënë Veseli.
Ai po ashtu ka deklaruar se Rinia Demokratike e Kosovës është burim i pashtershëm energjie dhe është një nga arsyet kryesore të sukseseve elektorale të PDK-së.
“Rinia Demokratike e Kosovës është burim i pashtershëm energjie dhe është një nga arsyet kryesore të sukseseve elektorale të partisë sonë. Partia Demokratike e Kosovës e ka derën e hapur, promovon të rinjtë si asnjë parti tjetër dhe ofron vizionin më të mirë për të ardhmen e tyre. Sot, ka të rinj që nuk gjejnë dot mundësi në vendin tonë dhe po largohen. Prandaj, do të punojmë edhe më shumë që brezat e rinj mos të largohen, por ta ndërtojnë të ardhmen që meritojnë në Kosovë. Në zgjedhje po shkojmë për të fituar Kosova. Fitorja e PDK-së eshtë fitore e Kosovës!”, ka shkruar Veseli në faqen e tij në Facebook. /arbresh.info/


Vuçiq kundër sanksioneve ndaj Rusisë: Nëse do isha dakord, d...
Perez nuk do të jetë i pranishëm në “El Clasico”
OVL e dorëzon në Speciale peticionin kundër ‘‘padrejtësisë q...
Gjyqi ndaj bandës së Laert Haxhisë, Noziy dhe babai i tij pa...
Aksioni në Agjencinë Kadastrale, Prokuroria del me detaje
Simeone sulmoi ashpër drejtorin sportiv të Arsenalit