Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka falenderuar Bashkimin Evropian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës si dhe Turqinë për ndihmët që i kanë dhënë Kosovës gjatë ditëve të fundit, për të përballur luftën kundër koronavirusit.
“Kosova është e bekuar që ka shtete mike partnere që na kanë ndihmuar në çdo sfidë gjatë së kaluarës dhe që na gjenden pranë gjithmonë në nevojë. Dëshiroj të falenderoj Bashkimin Evropian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës si dhe Turqinë për ndihmën bujare që na kanë dhënë gjatë ditëve të fundit, për të përballur luftën kundër koronavirusit”.
“Ne mirëpresim dhe vlerësojmë jashtë mase çdo ndihmë që vjen në këtë situatë të rëndë. Kosova ka ende nevojë për ndihmë nga miqtë, sepse të gjithë e kemi parë se lufta kundër pandemisë ka vënë në vështirësi edhe shtetet më të zhvilluara të botës. Populli i Kosovës nuk do të harrojë kurrë ndihmën e dhënë në këtë moment të vështirë”, ka shkruar Veseli në Facebook..
Netanyahu urdhëron sulme 48-orëshe ndaj Iranit nga frika se ...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Integrimi evropian i Kosovës, Zulfaj premton rezultate konkr...
Gjobiten Meta dhe YouTube për varësinë nga mediat sociale
Moti i keq, Kapiteneria e Vlorës ndalon lundrimin e mjeteve ...
Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të ...