Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lider i koalicionit qevrritar ka thënë sot në Mitrovicë se çdo qeveri që rrezikon raportet me SHBA dhe bazën e Bondsteel mund të bie.
“Të gjitha Qeveritë mund të ecin e Bondsteeli jo. Asnjë Qeveri nuk mund të rrezikojë raportet e shenjta me SHBA. Ju e keni vërejt që unë jam tërhjekë nga ky debat dhe po më vjen turp se si po e trajtojnë qytetarin tonë. Nik bënë kështu. Kemi obligime. Kushtetuta është dhe ligjet janë. Qytetarët e Kosivës dhe institucionet e mbrojnë sovranitetin dhe intehritetin territorial të vendit tonë”, deklaroi lideri i koalicionit qeverisës, Kadri Veseli, pas hapjes së qendrës së inovacionit dhe ndërmarrësisë në Mitrovicë.
“Serbisë do ti përgjigjemi ashtu si e meriton. Si me tarifë ashtu edhe me reciprocitet. Nuk duhet menmarrë këtë pjesë si sherr të vetvetes se e kanë tepruar disa duke e marrë si individuale. Nuk mundet askush vet me mbrojt Kosovën. Ju kujtohet kur i pata thënë Avduallahut që me na lanë edhe neve me i ndihmu me mbrojt Kosovën. Edhe këta tjerët, njësoj duhet me ditë që më së miri Kosova mbrohet nga të gjithë bashkërisht. Ne politikanët e kemi përgjegjësi me ju përgjigjë qytetarëve, Kushtetutës dhe ligjeve të cilat janë në fuqi. I shenjtë është sovraniteti i Kosovës”, tha Veseli.
Shtatë mënyra për të rritur nivelet e energjisë në trup
SHBA e Evropa flasin në Sarajevë për përfaqësuesin ndërkombë...
Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro
Kush u dëbua nga Mali i Zi në Serbi për shkak të rrezikut pë...
Jetmir Binaku, njëri nga viktimat nga tragjedia në Shëngjin
Aksident i rëndë në autostradën Durrës-Tiranë – Përpla...