Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka kujtuar Betejën e lavdishme të Baballoqit.
Veseli ka thënë se kjo betejë ndryshe njihet edhe si fillim i luftës frontale të UÇK-së në Rrafshin e Dukagjinit.
“Burrat e gratë që u rreshtuan nën emblemën e UÇK-së aso kohe, ndikoi që shtrirja e luftës çlirimtare të jetë masovike”, ka shkruar Veseli në facebook.
Ai po ashtu ka thënë se sot kujtojnë 12 dëshmorët e Baballoqit dhe të gjithë dëshmorët e kombit që dhanë jetën për liri.
Postimi i tij i plotë:
Sot, më 21 prill bëhen 22 vjet nga Beteja e lavdishme e Baballoqit. Kjo Betejë ndryshe njihet edhe si fillim i luftës frontale të UÇK-së në Rrafshin e Dukagjinit.
Burrat e gratë që u rreshtuan nën emblemën e UÇK-së aso kohe, ndikoi që shtrirja e luftës çlirimtare të jetë masovike.
Prandaj në këtë ditë historike, falemnderimi ynë i përjetshëm shkon për të gjithë ata që kapën pushkën për t’i dalë Zot atdheut.
Sot po ashtu kujtojmë 12 dëshmorët e Baballoqit dhe të gjithë dëshmorët e kombit që dhanë jetën për liri.
LAVDI!
Nis vaksinimi BCG për parandalimin e tuberkulozit te të pors...
Hoti numëron vërejtjet që dha FMN gjatë vizitës në Kosovë
50 raste të dhunës në familje u trajtuan për 1 javë nga Zyra...
Realizohen 210 urdhëresa gjykate në rajonin e Prishtinës, se...
Getoar Mjeku emërohet zëvendësministër i Ekonomisë
Këto pjesë në Mitrovicë mund të mbesin pa ujë përkohësisht s...