Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli po vazhdon fushatën zgjedhore të partisë së tij. Kësaj radhe ai ka qëndruar në Has, ku edhe ka theksuar se banorët e Hasit me dekada palëkundur besojnë në lidershipin e PDK-së.
I pari i PDK-së, në këtë takim po ashtu ka thënë se PDK-ja, është adresa e sigurtë për Prizrenin.
Ky është postimi i tij i plotë në facebook:
Mikpritja hasiane është vlerë e kultivuar ndër shekuj, derisa banorët e Hasit me dekada palëkundur besojnë në lidershipin e PDK-së. Jemi përulës për besimin që na e kanë dhënë dhe gjithmonë jemi munduar që këtë besim t’ua kthejmë me punë dhe zhvillim. Pandashëm do të ecim përpara. PDK-ja është adresa e sigurt për Prizrenin. #ForcaENdryshimit#PDK94

Takim sekret në Pentagon, SHBA-të dhe Izraeli përballë Irani...
Bora dhe ngricat, Komuna e Prishtinës: Ekipet janë në terren...
Juventusi fiton me rezultat të thellë në udhëtim tek Parma
Atentat në Lezhë, i riu qëllohet me breshëri plumbash brenda...
Fundi i vetmisë dhe lidhjeve të këqija: Pesë shenja që në sh...
Çfarë shkakton migrenën?