Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka ngushëlluar familjen e kryeministrit Haradinaj për vdekjen e të atit, Hilmi Haradinaj.
Veseli përmes një statusi në Facebook ka thënë se bacën Hilmi e kishte njohur atëherë kur po krijonin Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, përcjell arbresh.info.
Lexoni statusin e tij të plotë:
Lajmi për vdekjen e bacës Hilmi më pikëlloi shumë. E njoha në ditët e vështira për Kosovën, atëherë kur së bashku me djemtë e tij e qindra të tjerë nga e gjithë Kosova po krijonim Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Konaku i bacës Hilmi ishte konak i lirisë së Kosovës. Ngushëllime kryeministrit Haradinaj, familjes, miqve dhe të gjithë atyre që patën rastin ta njohin këtë burrë të nderuar të Dukagjinit dhe mbarë Kosovës.
Moti sot me shi në Shqipëri
Në Speciale vazhdon seanca me deklaratat e mbrojtjes
Sot mblidhet AAK-ja, në rend dite shpallja e zgjedhjeve të b...
Parashikimi i motit për sot
Sinani uron Kurtin: Presheva do të jetë kontribuese aktive n...
Kallas: Formimi i qeverisë së re të Kosovës është një lajm i...