Nëntogerja e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Vesa Ibrahimi, ka përfunduar me sukses trajnimin më të vështira dhe prestigjioze në ShBA dhe është bërë femra e parë ndërkombëtare që ka diplomuar ndonjëherë në Ranger School.
Kësaj arritje të Ibrahimit i është gëzuar edhe Ambasada Amerikane në Kosovë e cila përmes një postimi në Facebook ka shprehur momente krenarie.
“Një nga programet më të vështira të trajnimit ushtarak në botë – Shkolla e Rangersave të Ushtrisë Amerikane! Nga drejtimi i operacioneve komplekse nën stres ekstrem deri te lundrimi në terrene të thyer me mbështetje minimale, arritja e Toger Ibrahimit pasqyron vendosmërinë, qëndrueshmërinë dhe lidershipin e jashtëzakonshëm që garanton sigurinë e vendeve tona. Një moment krenarie”, thuhet në postimin e Ambasadës./Arbresh.info
Arrestohet një i dyshuar për krime lufte në Prishtinë
Publikohet orari i Final Four-it të Ligës Unike
Osmani priti në takim ambasadorin e Gjermanisë, flasin për z...
Dështon reforma në Itali/ Referendumi, pjesa më e madhe kund...
Bashkimi konfirmon dy mungesa të rëndësishme ndaj Prishtinës
Kusari – Lila thotë se lirimi i TVSh-së për derivate dhe heq...