Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj tha se janë në dispozicion për të tejkaluar situatën e rënduar në Pejë, pas vërshimeve të së shtunës, ku si pasojë kanë humbur jetën dy persona.
Mehaj tha se njësitet e kërkim shpëtimin janë nisur për në qytetin e Pejës.
“Njësitë tona të kërkim-shpëtimit tashmë janë nisur për në qytetin e Pejës, do të jenë aty ku ka nevojë për t’iu dalur në ndihmë në këtë gjendje të rëndë. Me të gjitha kapacitetet tona jemi në dispozicion për të tejkaluar këtë situatë.”, shkroi Mehaj në Facebook.
Ndërkohë Policia ka njoftuar se një grua bashkë me fëmijën e saj pesë vjeçar kanë vdekur mbrëmë si pasojë e vërshimeve të mëdha./Arbresh.info/
Kurti: Do të bisedojmë, takojmë e bashkëpunojmë me të gjitha...
Konjufca në tubimin e VV-së: Urime Qeveria Kurti 4
Vjosa Osmani: VV-ja s’ka asnjë arsye që ta refuzojë emrin ti...
Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, LVV 48,90 %, LDK 2...
Haradinaj: Kur sovrani flet, të tjerët heshtin
Një 18-vjeçar vritet në Gjakovë, dy të tjerë të lënduar