Ministri i Mbrojtjes i shqipërisë, Pirro Vengu bashkë me shefin e shtabit të përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Gjenerallejtnant Arben Kingji, kanë pritur sot në takim Komandantin e FSK-së, Gjenerallejtnant Bashkim Jashari.
Përmes një postimi në Facebook, Vengu bëri të ditur se me Jasharin folën për bashkëpunimin strategjik dhe vëllazëror mes dy ushtrive, transmeton Arbresh.info
Postimi i plotë:
Bashkë me Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA – Gjenerallejtënant Arben Kingji, prita sot Komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari.
Bashkëpunimi strategjik dhe vëllazëror mes dy Forcave tona vijon të thellohet: nga trajnimi dhe arsimi ushtarak , te zhvillimi i industrisë së mbrojtjes , pjesëmarrja në stërvitje dhe përpjekjet e përbashkëta në nismat rajonale .
Së bashku do të punojmë për ta bërë Kosovën pjesë të plotë të arkitekturës së sigurisë euroatlantike./Arbresh.info
Harroni 10,000 hapat? Studimi i ri sjell metodë më efikase t...
Konjufca: Forcimi i bujqësisë mbetet prioritet i Qeverisë Ku...
Florentino Perez konfirmon tri afrime dhe paralajmëron “Gala...
Hezbollahu refuzon armëpushimin e ri të dakorduar nga Izrael...
Njësia B2 e TC Kosova B rikthehet në operim pas përfundimit ...
Basha: Po ndërtojmë edhe një urë të re mbi lumin Ibër