Google ADS

Vendosen gurthemelet për ndërtimin e çerdhes së re në Batllavë të Podujevës

18:07 | 30 Nëntor 2023
E.H

Janë vendosur gurthemelet për ndërtimin e një çerdhe të re në fshatin Batllavë të Podujevës.

Kështu ka njoftuar kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi i cili tha se bashkë me ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci kanë vendosur gurthemelet e çerdhes së re, përcjell Arbresh.info.

“Bashkë me Ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci, deputetë, drejtorë komunal, asamblistë dhe banorë të Batllavës e fshatrave përreth kemi vendosur gurthemelin për ndërtimin e çerdhes së re në fshatin Batllavë”, ka shkruar Bulliqi në llogarinë e tij në Facebook.

Sipas Bulliqit, ndërtimi i kësaj çerdhe do të kushtoj 448 mijë euro ndërsa hapësira e saj është 756 metra katrorë.

“Për 3 vjet të qeverisjes sonë kjo është çerdhja e pestë me radhë që po ndërtohet, tri të reja janë funksionalizuar, kurse në dy prej tyre janë duke u zhvilluar punimet, kjo edhe dëshmon prioritetet tona. E gëzofshin këtë projekt më të vegjlit e Batllavës dhe fshatrave përreth”, shtoi Bulliqi./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale