Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka thënë për “Zërin” se procedurat e mëtejshme të vendimmarrjes në Parlamentin Evropian dhe në Këshillin e Ministrave do të nisin në vjeshtën e këtij viti. Ajo është shprehur e sigurt se procesi i liberalizimit të vizave me BE-në do të përmbyllet sivjet
Pavarësisht se Komisioni Evropian (KE) publikoi para dy ditësh rekomandimin pozitiv për vizat, procesi i liberalizimit për Kosovën ende nuk ka përfunduar.
Përkundrazi, për të ardhur deri te heqja e regjimit të vizave duhet të jepet edhe “drita jeshile” e dy institucioneve të tjera të BE-së, Parlamentit Evropian (PE) dhe Këshillit të Ministrave.
Teksa ka folur lidhur me këtë çështje, ministrja e Integrimit Evropian Dhurata Hoxha ka thënë për “Zërin” se procedurat e mëtejshme të vendimmarrjes në këto dy institucione do të nisin në vjeshtën e këtij viti.
Me këtë rast ajo është shprehur e vendosur se ky proces do të përmbyllet sivjet.
Mungojnë Valverde dhe Carvajal,mësohet kush do të jetë kapit...
Nis evakuimi i anijes turistike me hantavirus, 40 pasagjerë ...
Abelard Tahiri sërish nuk kandidon për deputet
Sulmohet fizikisht ish-kreu i PD-së në Lezhë, i thyen këmbët...
LDK dënon sulmet kibernetike: Po përdoren profile për propag...
Dialogu Kosovë-Serbi në fokus të takimit të ministrave të BE...