Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ardian Gola, ka thënë se me vendimin e Qeverisë për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pronat e Manastirit të Deçanit, po konsolidohet ndërkombëtarisht shtetësia e Kosovës.
Me anë të një postimi në Facebook, Gola ka thënë se pas zbatimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Manastirin e Deçanit, Kosova vendoset në rrugën e pakthyeshme të anëtarësimit në Këshill të Evropës.
“Mbi germadhat e nje trashegimie te demshme negociimesh politike e vendimesh institucionale, po konsolidohet nderkombetarisht shtetesia e Kosoves. Pas zbatimit ne kohe te duhur te nje vendimi te pazhbeshem te Gjykates Kushtetuese per Manastirin e Deçanit, Kosova vendoset ne rrugen e pakthyeshme te anetaresimit ne Keshill te Evropes dhe me kete, edhe fuqizimit nderkombetar te subjektivitetit juridik te Kosoves.”, ka shkruar Gola.
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e 193-të ka njoftuar se i ka kërkuar Agjencisë Kadastrale të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës të vitit 2016 për pronën e Manastirit të Deçanit.
Këtë vendim e kanë mirëpritur shtetet e QUINT-it dhe diplomatë perëndimorë./Arbresh.info/
Kosova U19 e mposht Turqinë U19
KMDLNJ: Pensionistët e Kosovës janë lënë në harresë nga Qeve...
KB Peja ndahet me trajnerin Damir Milacic
Teknologjia ukrainase e dronëve në rritje
Rama: Siguria ushqimore, sfida kryesore në procesin e negoci...
Arrestohet një person i dyshuar për vjedhje të rëndë në Pris...